Flash

Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lamajt, reagon ambasadorja e SHBA: Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën

Lapsi.al 8 December 2020
Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lamajt, reagon ambasadorja e SHBA:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut. Sipas Yuri Kim, SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej ajo shton se ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit.

Në fund Kim, shkruan se SHBA shpreson që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.” shkruan Yuri Kim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI