Flash

Kosova me fusnotë, qeveria e Malit të Zi sqaron gafën: Ishte gabim teknik!

Lapsi.al 8 December 2020
Kosova me fusnotë, qeveria e Malit të Zi sqaron gafën: Ishte

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi tha se shënimi i Kosovës me fusnontë në një dokument të sajin zyrtar ka qenë “gabim teknik”. Më herët, në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova u shënua me fusnotë.

Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin vetëm disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.

“Gjatë përgatitjes së tabelës me masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ka ndodhur një gabim teknik, me ç’rast Kosova është paraqitur me fusnotë. Menjëherë pasi është vërejtur, shërbimet informative të Ministrisë së Shëndetësisë e kanë përmirësuar gabimin, gjë që mund të shihet edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jellena Boroviniq Bojoviq. Qeveria e re e Malit të Zi, e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, është zgjedhur më 4 dhjetor.

Ajo përbëhet nga tre koalicione dhe dominohet nga partia Fronti Demokratik. Kjo e fundit, në të kaluarën, është zotuar se do ta tërheqë njohjen e Kosovës. Qeveria e Malit të Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës disa muaj pas shpalljes së saj, në vitin 2008.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI