Flash

Deputetët e Kosovës i kërkojnë Mimi Kodhelit miratimin e rezolutës që dënon genocidin serb

Lapsi.al 8 December 2020
Deputetët e Kosovës i kërkojnë Mimi Kodhelit miratimin e

Një delegacion i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetarja Mimi Kodheli, ka zhvilluar sot takime në Prishtinë me kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. E pranishme ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Negavci, e cila shkruan në faqen e saj në Facebook se "Në rrethanat që po kalon Kosova, adresuam dhe rëndësinë që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të mbështesë dhe miratojë Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë gjatë viteve 98-99, në vijë me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës".

Delegacioni shqiptar ka patur gjithashtu edhe një takim me anëtarët  e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.  Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, ka përsëritur gjithashtu kërkesën që "Shqipëria që të angazhohet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë nëpërmjet së cilës dënohet gjenocidi i shtetit serb ndaj qytetarëve shqiptarë", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Mimi Kodheli, ka thënë se vizita e delegacionit nga Shqipëria po realizohet në një kohë jo të mirë për Kosovën, duke iu referuar arrestimeve të ish- drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ajo ka kërkuar koordinim më të madh përballë sfidave të reja, duke e pranuar faktin se Shqipëria, sikurse edhe Kosova nuk ka bërë aq sa duhet për zbardhjen e gjenocidit serb.

“Bashkë do të bëjmë shumë më shumë se sa deri dje. Kur ne jemi të ndarë, të tjerët janë shumë të fortë”, ka thënë Kodheli, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI