Flash

Del VIDEO e arrestimit/ Burg përjetë shqiptares që vrau një 7-vjeçare në Angli

Lapsi.al 8 December 2020
Del VIDEO e arrestimit/ Burg përjetë shqiptares që vrau një

Një gjykatë britanike dënoi sot me burgim të përjetshëm shqiptaren Eltiona Skana që akuzohet se vrau me thikë një vajzë 7-vjeçare të quajtur Emily Jones. 30-vjeçarja shqiptare e kapi fëmijën dhe e goditi atë me thikë në fyt ndërsa ishte duke hipur në skuterin e saj në një park më 22 mars të këtij viti. Ajo më pas u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndoq nga një kalimtar i rastit.

Dëshmitari e rrëzoi gruan shqiptare në tokë derisa policia arriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi. 30-vjeçarja, e cila vuan nga skizofrenia paranojake, e goditi fëmijën me një thikë artizanale që e kishte blerë në një dyqan po atë ditë. Ajo u dënua me një dënim të përjetshëm, me një minimum prej 8 vjetësh, nëse del nga spitali psikiatrik ku po merr trajtim.

Gjykatësi i tha asaj: “Ju do të mbaheni në spital derisa të mos jetë më e nevojshme”. Skana do të qëndrojë në trajtim në spital për një kohë të pacaktuar. Avokati mbrojtës i shqiptares i tha gjykatës se pala mbrojtëse është e mendimit se dënimi me burg nuk do të ishte i duhuri kjo bazuar në udhëzimet ligjore për çështjet të ngjashme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI