Flash

Haradinaj: Nuk i kam asnjë borxh Isa Mustafës

Lapsi.al 7 December 2020
Haradinaj: Nuk i kam asnjë borxh Isa Mustafës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se kjo parti nuk po e vë kusht postin e presidentit. Ai thotë se nuk është partia që ai udhëheq që e çon vendin në zgjedhje.

“Rrenë është kush thotë se AAK po e çon vendin në zgjedhje. VV, LDK, PDK e zgjedhin presidentin edhe pa Aleancën, s’kanë nevojë hiç. Nuk po e çon Aleanca vendin në zgjedhje”, - thotë Haradinaj.

“I kam nxjerrë prej opozitës dhe i kam pru në pushtet. Kur isha në pushtet janë munduar të më rrëzojnë përditë, pse ngulja këmbë për njëfarë takse. Këta njerëz janë ata që kanë bërë Gjykatën Speciale, këta njerëz thonë: “Na ke borxh”. O nuk të kam borxh, po më vjen keq”, - tha Haradinaj për RTV Dukagjini.

“Nëse s’arrijmë me e zgjedh presidentin, shkojmë në zgjedhje. Qëndrim tjetër s’kemi. Unë nuk kam votë për tjetërkënd. Presidentin mund ta zgjedhë edhe vetëm LDK-ja, PDK-ja dhe partitë tjera. Nëse nuk e marr besimin nuk i jap besimin dikujt tjetër”, - tha ai.

Haradinaj tha se me Mustafën nuk folën për postin e presidentit kur u dakorduan për formimin e qeverisë “Hoti”.

“Asnjëherë s’e kemi diskutuar presidentin, vetëm formimin e qeverisë edhe atë pa kushte”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI