Flash

Investigimi/ Bashkitë raportojnë shifra më të larta se qeveria për viktimat e Covid

Lapsi.al 7 December 2020
Investigimi/ Bashkitë raportojnë shifra më të larta se

Mes të dhënave zyrtare që deklaron qeveria dhe atyre që raportojnë bashkitë mbi numrin e viktimave nga COVID-19 ka mospërputhje. Vetëm Bashkia Tiranë ka 119 viktima më shumë nga COVID-19 se shifra zyrtare që Ministria e Shëndetësisë jep për të gjithë qarkun Tiranë.

Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë numrin real të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në vendin tonë.

Euronews Albania kërkoi nga Agjencia e Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë Tiranë informacion zyrtar mbi numrin e qytetarëve që kanë humbur jetën nga ky virus në Tiranë dhe nga përgjigja mësohet se nga muaji mars deri në 25 nëntor 2020 numri i viktimave vetëm në Tiranë është 434, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë deri në datën 27 nëntor raporton 315 viktima, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë qarkun.

Diferenca prej 119 viktimash vetëm për Tiranën, pa marrë parasysh numrin e viktimave edhe në bashkitë e tjera të qarkut si Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë, tregon se shifrat zyrtare të raportuara janë shumë më të ulëta se numri real i vdekjeve.

Edhe në Shkodër ndodh e njëjta situatë. Nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor kjo bashki shënon zyrtarisht 80 vdekje me COVID. Bashkia Pukë, pjesë e qarkut Shkodër, raporton 3 viktima nga COVID-19. Ndërkohë, deri më 7 dhjetor sipas statistikave të ministrisë dhe faqes zyrtare coronavirus.al, numri i vdekjeve në qarkun Shkodër është 62.

Sipas të dhënave të marra nga Euronews Albania në rrugë zyrtare, vetëm në dy bashki të këtij qarku Shkodër e Pukë ka 21 viktima më shumë seç raportohet zyrtarisht.

Në qarkun Shkodër bëjnë pjesë gjithashtu bashkitë Malësi e madhe, Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz.

I gjithë qarku Berat sipas qeverisë, ka pasur 25 viktima deri në datë 2 dhjetor. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të marra vetëm në 3 bashki të këtij qarku, në atë të Beratit dhe Kuçovës dhe Urës vajgurore, numri i viktimave deri në këtë datë është 33, pra 8 viktima më shumë, pa marrë parasysh dy bashkitë e tjera të këtij qarku, Poliçan dhe Skrapar.

Pak ditë më parë, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka hedhur akuza mbi qeverinë për fshehjen e të dhënave reale mbi numrin e viktimave të COVID-19, duke bërë publike disa lista që sipas tij përmbanin të dhëna të dala nga morgu, ku tregohej numri real i vdekjeve nga COVID-19. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI