Flash

Nëntori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Lapsi.al 7 December 2020
Nëntori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar

Muaji i kaluar ka qenë nëntori më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë në planetin Tokë, dhe Evropa është përballur me temperatura rekorde në këtë periudhë.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus (C3S) ka analizuar temperaturën e sipërfaqes dhe të ajrit dhe ka gjetur se nëntori i vitit 2020 ka qenë për 0.77 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja 30-vjeçare, nga viti 1981 deri më 2010. Temperatura mesatare shtator-nëntor për Evropën, ka qenë më e larta në histori dhe 1.9 gradë Celsius mbi periudhën e referimit. Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus, që është pjesë e shërbimit satelitor të Bashkimit Evropian, ka thënë se 2020 ka qenë në linjë me vitin 2016, që është viti më i nxehtë në histori.

Javën e kaluar, Organizata Botërore për Meteorologji, ka thënë se pret që viti 2020 të jetë një nga tre më të nxehtit – mbrapa viteve 2016 dhe 2019. Drejtori i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Copernicus, Carlo Buontempo, ka thënë se incizimet “janë në përputhje me trendet afatgjata të ngrohjes globale” andaj u ka bërë thirrje ligjvënësve që të “shqyrtojnë më seriozisht se kurrë qasjen ndaj përkushtimeve ndërkombëtare”, të përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, të nënshkruar më 2015. Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetet nënshkruese janë përkushtuar për qëllim afatgjatë të kufizimit të temperaturës mesatare në 1.5 gradë Celsius.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI