Flash

VIDEO/ Aksidenti në Kamzë, policia arreston 19-vjeçaren dhe ngre akuza ndaj saj

Lapsi.al 7 December 2020
VIDEO/ Aksidenti në Kamzë, policia arreston 19-vjeçaren dhe

Një aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamzë ku humbi jetën një 22-vjeçare dhe u plagos shoferja 19-vjeçare. Të dyja vajzat po lëviznin me një makinë tip “Smart”, ku shoferja Deni Doku ka devijuar menjëherë rrugën duke u përplasur me një makinë tip “Benz” që po vinte me shpejtësi në krahun e kundërt.

Më pas “Smarti” është përplasur edhe me një makinë tjetër të parkuar, e cila ka rezultuar fatale për Alida Spahiun. Vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Policia tha se ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila po drejtonte makinën tip “Smart” natën e aksidentit me pasojë vdekjen. Vajzat ishin mike me njëra-tjetrën. Ende nuk dihen arsyet se çfarë e shtyu Dokun të devijonte në korsinë e kundërt të rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe pa parë makinën që po vinte përballë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI