Flash

Haradinaj: Në luftë isha engjëll, por më pas hyra në politikë

Lapsi.al 7 December 2020
Haradinaj: Në luftë isha engjëll, por më pas hyra në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se para luftës ka qenë engjëll ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, - tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj thotë se nuk kërkon amnisti tash për kohën në politikë për arsye se ka qenë “engjëll mbrojtës” në luftë. Kryetari i AAK-së, thotë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, - ka thënë Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI