Flash

“Më nxirrni sot ose u hodha nga kati i tretë/ Pipero rrëfen bisedën me pacienten me Covid

Lapsi.al 7 December 2020
“Më nxirrni sot ose u hodha nga kati i tretë/ Pipero rrëfen

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se situata në spitale është normale, ashtu si në çdo vend të botës në këtë situatë. Ai justifikoi vetëvrasjet nga spitalet Covid në Shqipëri me gjendjen e pacientëve. Për këtë ai solli edhe një rast të ndodhur këtë të hënë.

“Po ju them edhe një rast që më ka ndodhur mua sot. Shërbimi në spital është më i miri i mundshëm. Shihni çfarë ndodh në spitalet jashtë. Duke bërë vizitën sot në mëngjes, një paciente e shëruar që ishte për të dalë sot nga spitali dhe që më duket e ka dalë sot pasdite nga spitali më tha: “Nëse nuk më nxirrni sot nga spitali unë do të hidhem nga kati i tretë”- tha Pipero.

Gjithsesi mjeku e pranoi se të intubuarit në Shqipëri kanë shumë pak shanse të mbijetojnë.

“Tek të intubuarit përqindja e humbjes së jetës është shumë e lartë kudo. Ne e kemi shumë më të lartë. Intubimi është një fazë ekstreme për të tentuar shpëtimin e jetës. Në të gjithë botën tentohet që të shmanget intubimi. Në atë moment mushkëria pothuajse është ezauruar e gjitha” – tha Pipero në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI