Flash

Maqedonia e Veriut regjistron 24 viktima dhe 984 të infektuar

Lapsi.al 6 December 2020
Maqedonia e Veriut regjistron 24 viktima dhe 984 të infektuar

Të shtunën në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 24 vikima dhe 984 të infektuar me koronavirus. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej 12; në Manastir 3, në Kumanovë 2 ndërsa nga 1 janë regjistruar në 7 qytete tjera.

Sipas raporit të Ministrisë të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 67.311 persona, prej tyre 1.901 kanë humbur betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 persona.

Ministi i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se vaksinat e para kundër koronavirusit do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt ose mars. Vaksinat do të jepen falas ndërsa prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë si dhe të moshuarit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të dielë

Sipas MeteoAlb, masa ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin në vendin tonë. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime d...

07:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI