Flash

Del nga rruga pasi humbet kontrollin e mjetit, plagoset 27-vjeçari

Lapsi.al 5 December 2020
Del nga rruga pasi humbet kontrollin e mjetit, plagoset 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur pak minuta më parë në Fier.

Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga, te “Rrethrrotullimi i Patosit”.

"Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", shkruan policia.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI