Flash

Manastirliu: Kemi 100 mijë teste të shpejta, më 14 dhjetor fillon përdorimi në Tiranë

Lapsi.al 4 December 2020
Manastirliu: Kemi 100 mijë teste të shpejta, më 14 dhjetor fillon

Në një konferencë për mediat, Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për Covid-19. Manastirliu tha se do të hyjnë në funksion që nga data 14 dhjetor në Tiranë ndërsa duke filluar nga 20 dhjetori do të përdoren dhe në spitalet rajonalë.

"Bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve në kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë. 100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh. Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, paraditja në vensin tonë do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, vetëm zonat malore do të kenë dëborë t...

07:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI