Flash

Shqipëri/ 19 humbje jete dhe 744 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 24 November 2020
Shqipëri/ 19 humbje jete dhe 744 raste të reja me COVID-19 në 24

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve nga COVID-19 në Shqipëri. 744 raste të reja janë identifikuar pozitive me virusin, ndërsa 19 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit

Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 744

Të shëruar ne 24 orë 436

Të shtruar në spitale 455

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 2.505

Testime totale 177.705

Raste pozitive 34.300

Raste të shëruara 16.666

Raste Aktive 16.899

Humbje jete 735

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8703

Fier 1333

Durrës 1246

Korçë 951

Shkodër 875

Vlorë 827

Elbasan 795

Lezhë 673

Berat 510

Gjirokaster 474

Kukës 362

Dibër 150

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI