Flash

Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit të mos nisë më vonë se shtatori 2021

Lapsi.al 24 November 2020
Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit të mos nisë më vonë se

Zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuara, ka parashikuar që shtatori i 2021-ës të jetë afati më i vonshëm për të nisur gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu thuhet në një parashtresë të kryeprokurorit Jack Smith, publikuar këtë të martë në faqen online, lidhur me atë se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, përcjellë Klan Kosova.

Madje theksohet se ky gjykim duhet të nis verën e 2021 dhe jo më vonë se shtatori.

"Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021", thuhet në njoftim.

Në seancën e parë statusore mbrojtja e të akuzuarve kishte kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin.

Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më të favorshmin për përgatitjet lidhur me rastin, për të nisur gjykimi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI