Flash

Habit Evis Kushi: Fëmijët më të mbrojtur në shkolla nga Covid, se sa jashtë tyre

Lapsi.al 24 November 2020
Habit Evis Kushi: Fëmijët më të mbrojtur në shkolla nga

Që pas hapjes së shkollave, shifrat e pandemisë kanë shpërthyer në një rritje drastike të infeksionit në popullsi. Baret, lokalet dhe shkollat mendohet se janë edhe vatrat kryesore të infeksionit, ndërsa disa qindra mësues në të gjithë vendin janë konfirmuar me covid.

Por Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë konferencës nga kryeministria tha se ishte e kundërta. Që mësuesit dhe fëmijët janë aq të ndërgjegjësuar për rregullat e parandalimit të përhapjes së Covid, saqë sipas saj "nxënësit janë më të mbrojtur në ambjentet e shkollës sesa kur dalin të luajnë poshtë pallatit, sepse ndërgjegjësimi është maksimal në shkolla" tha Kushi.

Ministrja e Arsimit tha se këtë "ndërgjegjësim" të fëmijëve dhe të mësuesve e kishte mësuar nga vizitat e befta që kishte kryer nëpër shkolla, ku kishte parë e mahnitur se sa shumë i respektonin masat mësuesit. Vendimi për hapjen e shkollave konsiderohet një nga aktet që shtoi të prekurit nga Covid, ndërsa ende po vlerësohen skenarët për mbylljen e tyre.

Të këshilluara

Shqiptarët populli më kursimtar në rajon

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar d...

07:49

Parashikimi i motit për këtë të martë

Vendi ynë do të karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin territorin në orët e para të ditës. Ndërsa në zonat malore në orë...

07:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI