Flash

PD: Qytetarët janë gënjyer në 7 vjet, borxhi dhe detyrimet e prapambetura janë shtuar

Lapsi.al 24 November 2020
PD: Qytetarët janë gënjyer në 7 vjet, borxhi dhe detyrimet e

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama dhe qeveria që ai përfaqëson erdhën në pushtet duke gënjyer shqiptarët.

Tabaku shprehet se qeveria ka gënjyer qytetarët në 7 vjet, duke rritur ndjeshëm borxhin dhe detyrimet e prapambetura. Ajo shton se më 25 prill, shqiptarët do t’i tregojnë vendin Ramës dhe qeverisë së tij mashtrues.

"Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i cuan me 620 milione Euro.

Moren kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.

Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera", Jorida Tabaku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI