Flash

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit: Krijon hapësira për të përgjuar përgjatë procesit zgjedhor

Lapsi.al 24 November 2020
Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit:

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit, të ndryshuar”, të cilat u miratuan si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, ku u dha konsensusi edhe nga demokratët jashtë parlamentit.

Sipas kreut të shtetit ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.

“Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”, thuhet në arsyetimin prej 15 faqesh të dekretit të Presidentit.

Për Presidentin ku ligj shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara ngë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me grancitë për ruajtjen e privatësisë”, thuhet më tej në arsyetimin e kreut të shtetit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI