Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Greqia shtyn mbylljen prej COVID-19, qeveria jep 7.5 miliardë euro për biznesin dhe punëtorët

Lapsi.al 24 November 2020
Greqia shtyn mbylljen prej COVID-19, qeveria jep 7.5 miliardë euro për

Ndonëse ishte parashikuar që lockdown të hiqej më 30 nëntor, Greqia ka vendosur që të shtyjë këtë masë për të frenuar rastet me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar. Lockdown total do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet.

Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë të mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi. Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave.

Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur.

Të këshilluara

Charles Michel fton Biden në samitin BE27

Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel ka ftuar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm në Berlin. “Sa...

09:57

Biden rikthen John Kerry në administratë

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë të martën anëtarët e parë të kabinetit të tij, që sipas njoftimeve përfshijnë ish-zëvendës sekretarin...

22:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI