Flash

Rekord infektimesh me COVID-19 në Greqi

Lapsi.al 18 November 2020
Rekord infektimesh me COVID-19 në Greqi

Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme se janë testuar pozitivë me koronavirus 3,209 persona, nga të cilat 29 u zbuluan pas kontrolleve në kufijtë e vendit, ndërsa 3180 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet 82034, nga të cilat 53.7% janë burra.

4714 (5.7%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 20 917 (25.5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

480 qytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 148 (30.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

81.0% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë 70 vjeç ose më të vjetër. Fatmirësisht 410 pacientë janë liruar nga ICU.

Fatkeqësisht 60 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1288.

Nga këto 523 (40.6%) gra dhe të tjerët janë burra. Mosha mesatare e personave që humbën jetën edhe 80 vjeç dhe 97.4% kishin disa sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI