Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Mbyllen kinematë dhe shkollat fillore/ Turqia rikthen izolimin në fundjavë

Lapsi.al 18 November 2020
Mbyllen kinematë dhe shkollat fillore/ Turqia rikthen izolimin në

Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së COVID-19. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se masat do të përfshijnë kufizime në funksionimit e restoranteve dhe kafeneve dhe zbatimin e një izolimi të pjesshëm gjatë fundjavës. Sipas deklaratës, restorantet, kafenetë, qendrat tregtare dhe sallonet e flokëve do të jenë në gjendje të punojnë nga 7.00 në 17.00, ndërsa në restorante do të lejohen vetëm shërbimi “take away” (merre me vete).

Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do të kalojnë në mësimin në distancë.

“Ne po përballemi me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia, ka rreth 83 milionë banorë. Të martën raportoi 103 vdekje të reja nga COVID 19, hera e parë që numri i përditshëm arriti mbi 100, që nga 25 prilli. Deri më tani 11.704 vdekje janë regjistruar nga koronavirusi në Turqi. Shifra vlerësohet të jetë relativisht e ulët kur krahasohen me vendet me popullsi të ngjashme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar Ankaranë për përgjigjen e saj ndaj pandemisë. Autoritetet turke u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska në rrugë nëpër qytete të mëdha që nga korriku. Kjo masë hyri në fuqi në shkallë vendi në muajin shtator./rel

Të këshilluara

Pandemia, Erdogan "mbyll" Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Qeveria e Turqisë do të fusë masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të futur mby...

19:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI