Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Shisnin kokainë e kanabis, policia arreston 3 persona në Elbasan

Lapsi.al 14 November 2020
Shisnin kokainë e kanabis, policia arreston 3 persona në Elbasan

Finalizohet me sukses operacioni policor i kodur “Weekend”, ndërsa në pranga ranë 3 shtetas që akuzohen se shisnin droge. Pas hekurave përfunduan shtetasit: U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara se këta shtetas merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla, shërbimet e Policisë kanë nderhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI