Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Abuzim me 1.4 milionë USD/ Apeli liron ish-kreun e AKBN-së Klodian Gradeci

Lapsi.al 13 November 2020
Abuzim me 1.4 milionë USD/ Apeli liron ish-kreun e AKBN-së Klodian

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për Klodian Gradecin, ish-kreun e AKBN-së i arrestuar për skemën e mashtrimit me puset e naftës. Ai u arrestua fund të tetorit, 2 javë pas lëshimit të urdhër arrestit dhe u la në burg nga Shkalla e Parë, por Apeli e ka lënë në 'Arrest shtëpie' ditën e mërkurë. Gradeci u arrestua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Ai u shpall në kërkim për abuzimin 1.4 milionë dollarë dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Së bashku me disa zyrtarë të tjerë të AKBN ai u akuzua se ka lejuar një skemë mashtruese që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.4 milionë dollarë. Zyrtarët certifikuan disa punime për mirëmbajtjen e 6 puseve të naftës, kur këto punime nuk ishin kryer, ndërsa firma kishte dorëzuar fatura të falsifikuara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, lëndohet një grua

Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Kombinat. Një motor ka përplasur një grua, e cila është dërguar për kurim në...

19:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI