Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Video e ambasadorit të Erdoganit kur kujtonte se qenë mbyllur kamerat: " A i'a dhatë paratë Ramës"

Lapsi.al 13 November 2020
Video e ambasadorit të Erdoganit kur kujtonte se qenë mbyllur kamerat:

Kryeministri Edi Rama doli të mërkurën nga liqeni i Farkës për të plotësuar një tekë të presidentit turk Erdogan që të mbjellë njëkohësisht miliona pemë në disa vende të botës, gjë që do ti mundësonte autokratit turk një vend në rekordet Gines. Në Tiranë qe caktuar për të mbjellë 1 mijë pemë tne kuadër të projektit "Frymëmarrje për të ardhmen". Rama falendëroi publikisht presidentin turk Erdogan për nismën. “Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness.  Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”

Por ajo që i shpëtoi vëmendjes së publikut ishte nje fjlali e ambasadorit turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, pasi kujtoi se kamerat e u mbyllën kur kryeministri mbaroi fjalën. Ai u kthye nga njerëzit e tij dhe u dëgjua të thotë në turqisht një frazë që Lapsi.al e përktheu: "Miq, do i jepnim para të nderuarit kryeministër, apo jo?"

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-13-at-19.10.22-1.mp4"][/video]

Ndonëse fraza është thënë në publik, ndonëse ajo është publikuar edhe në ERTV, mendja sërish mund të të shkojë për keq.

Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por, ndryshe nga sa mund të kujtojnë të gjithë ata që kanë një mendim të caktuar për Edi Ramën, pavarësisht se fraza e kryediplomatit turk është shumë e pakujdesshme, këtu me sa duket nuk kemi të bëjmë me një çështje korruptive. Fjala është për një lloj monedhe për kujtim të emetuar nga Turqia në kuadër të këtij projekti, që me sa duket i dhurohet të gjithë politikanëve në të gjitha shtetet që i janë bashkuar nismës së sulltanit të Ankarasë.

©Lapsi.al  

 

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, lëndohet një grua

Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Kombinat. Një motor ka përplasur një grua, e cila është dërguar për kurim në...

19:19

Kosovë, protestë kundër izolimit nga Covid

Prishtina dhe komunat e tjera të Kosovës nga ora 19 e së premtes do të zbatojnë kufizimet me orar të lëvizjeve dhe aktivitetit ekonomik për të ndalur përhapjen ...

17:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI