Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

VIDEO/ Zbulohen 294 mijë euro kontrabandë në Portin e Durrësit

Lapsi.al 13 November 2020
VIDEO/ Zbulohen 294 mijë euro kontrabandë në Portin e

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka zbuluar të fshehura në 2 kamionë 294 030 euro që po futeshin kontrabandë në vend. Në një njoftim të uniformave blu thuhet se janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm 2 mjete tip kamion, të cilët transportonin automjete Itali-Shqipëri, me drejtues shtetasit F. M., dhe A. L.

“Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".

Shërbimet e Policisë kanë vijuar me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues shtetasin A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, proceduan penalisht shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. J., 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, lëndohet një grua

Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Kombinat. Një motor ka përplasur një grua, e cila është dërguar për kurim në...

19:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI