Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Eksperti i shëndetit publik: 1300 vdekje “të dyshimta” në 3 muaj në Shqipëri

Lapsi.al 13 November 2020
Eksperti i shëndetit publik: 1300 vdekje “të dyshimta”

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka bërë hedhur dyshime të forta mbi shifrat e covid në Shqipëri në një analizë të publikuar në faqen e tij në Facebook. Ai thotë se 3-mujori i tretë i vitit 2020, pra muajt korrik – gusht – shtator kanë shënuar “një rritje të pakuptimte të vdekjeve” në vendin tonë.

“Një krahasim i vdekshmërisë gjatë vitit 2020 me atë të viteve paraardhëse tregon qartë se "diçka" ka ndodhur tremujorin e tretë të vitit 2020. Në një situatë pothuajse të stabilizuar të vdekshmërisë në vite dhe në një grafik pothuajse uniform, papritur ka një "kërcim" në tremujorin e tretë të vitit 2020” – thotë Dasho që vëren se në këtë përiudhë ka pasur një rritje me 1300 raste vdeshjesh më shumë se mesatarja e 3 viteve të shkuara.

“Kjo rritje prej gati 1,300 raste nga mesatarja e 3 viteve të shkuara nuk mund të shpjegohet me rastësinë. Dhe duke qenë se nuk kemi aktualisht ndonjë "epidemi" infarkti apo aksidentesh, indicet janë se pjesa më e madhe e 1,300 vdekjeve ekstra lidhen me COVID-19”.

Çështja është se në këto 3 muaj janë raportuar vetëm 322 vdekje nga covid-19, por Dasho hedh dyshime se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

“E sigurt është se nuk janë 322 vdekje aq sa tregon propaganda qeveritare, por shumë më tepër se kaq. Vdekshmëria nga COVID-19 nuk është 208 për 1 milion, por vlerësohet të paktën 2 ose 3 herë më e lartë se kaq!

Shqipëria nuk është vendi me vdekshmërinë më të ulët nga COVID-i në rajon, por ka gjasa të jetë një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-i në botë! COVID-19 nuk shërohet me propagandë por me masa të efektshme, të bazuara mbi evidenca!” – thotë Dasho që apelon se duhet vepruar menjëherë për të frenuar pandeminë. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="530"] Grafik i publikuar nga Erion Dasho[/caption]

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, lëndohet një grua

Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Kombinat. Një motor ka përplasur një grua, e cila është dërguar për kurim në...

19:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI