Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Trump del para medieve: Nuk e di kush do jetë President, por unë nuk do ta mbyll vendin

Lapsi.al 13 November 2020
Trump del para medieve: Nuk e di kush do jetë President, por unë nuk

Donald Trump bëri daljen e tij të parë për zgjedhjet, disa ditë pasi rivali i tij Joe Biden është projektuar si fitues nga mediat amerikane. Mesazhin e parë e bëri për koronavirusin.

"Kjo administratë nuk do të çojë vendin në një bllokim... çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen. Kush e di se cila administratë do të jetë? Unë mendoj se koha do ta tregojë, por unë mund t'ju them se me këtë administratë nuk do të shkojmë në një bllokim".

Një tjetër koment ishte për vaksinën.

"Asnjë arritje mjekësore e këtij qëllimi ose e kësaj madhësie nuk është arritur kurrë kaq shpejt," - tha ai duke i dhënë merita administratës së tij për zhvillimin e vaksinës.

Ai tha se do të autorizonte vaksinën për përdorim emergjent. Në fillim të këtij muaji, gjiganti i ilaçeve Pfizer njoftoi rezultatet e vaksinës së saj që treguan 90% efektivitet kundër virusit, sipas analizave të hershme.

Trump përsëri iu referua Covid-19 si “virusi i Kinës' - diçka që e ka përsëritur vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani ai ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Në Twitter ka bërë komente të shumta ndërsa në daljen para mediave nuk u ndal te kjo temë duke ia kushtuar vëmendjen covid. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI