Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kadia tregon pse pranoi ftesën e Ramës: Pres të bëhem deputet

Lapsi.al 13 November 2020
Kadia tregon pse pranoi ftesën e Ramës: Pres të bëhem

Zv. ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia është munduar të sqarojë në emisionin Zonë e Lirë arsyet që braktisi opozitën dhe të bëhet pjesë e qeverisë së Ramës. Ai ka shpjeguar arsyet përse e pranoi ftesën e Edi Ramës për t’u bërë zv.ministër.

“Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë. Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konsekuent, për të çuar përpara idetë.

Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura“.

Kadia deklaroi gjithashtu se është gati të bëhet deputet, nëse Rama do ta ftojë.

“Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia“, tha Kadia.

I pyetur lidhur me largimin e tij nga PD, Kadia tha se ka kohë qe nuk ka lidhje me këtë parti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI