Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Hoti për pandeminë: Kjo është situatë lufte

Lapsi.al 12 November 2020
Hoti për pandeminë: Kjo është situatë lufte

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar të enjten Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë nga afër gjendjen nëpër spitale gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kjo është situatë e luftës, duke u përballur çdo ditë me një rrezik të madh, me viktima”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti ka falënderuar stafin shëndetësor për përballje me pandeminë në tetë muajt e fundit.

Ai ka thënë se fatmirësisht numri i viktimave nuk është aq i lartë sa ai i vendeve të rajonit.

Një ditë më parë Kosovës i janë​ shtuar 773 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,519 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka raportuar të mërkurën për katër viktima.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 777 pacientë kanë vdekur.

Kryeministri Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.

Zyra e kryeministrit Hoti ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se procesi i votimit të masave të reja do të përmbyllet të enjten.

Masat e prezantuara nga kryeministri ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët./REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI