Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Tentoi t'i shpëtonte policisë, aksidentohet 34-vjeçari

Lapsi.al 9 November 2020
Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Tentoi t'i

Një 34-vjeçar ishte duke transportuar drejt Kukësit emigrantë të paligjshëm në momentin që rrezikoi jetën e tij dhe të 5 personave të tjerë duke u aksidentuar.

Në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet në Policinë e Tiranës, arrestuan një person e shpallën në kërkim një tjetër.

Bazuar në informacionet e marra se një 34-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana në drejtim të Fushë Krujës, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, policia zhvilloi operacionin policor të koduar “Vazhdimësia”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndjekjes nga Policia, në afërsi të Fushë Krujës, ky shtetas është përfshirë në një aksident, duke u dëmtuar vetë dhe 5 emigrantë të paligjshëm që gjendeshin me këtë shtetas, të cilët pas marrjes të mjekimit, kanë dalë nga spitali.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim të shtetasit O. C., 26 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit E. A. në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI