Flash

Basha-Ramës: Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon, jo për një klloun të dështuar

Lapsi.al 8 November 2020
Basha-Ramës: Shqiptarët kanë nevojë për një

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar si  përgjegjës të humbjes së jetës të qindra qytetarëve për shkak të Covid-19.

Basha ka shtuar se bashkë me shqiptarët do të fitojë zgjedhjet e do të shërojë plagët e hapura nga kreu i qeverisë aktuale.

"Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve: Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd?

Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE?

Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama. Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!", shkruan Basha në Twitter.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI