Këtë të dielë, në Kosovë është shënuar një tjetër rekord me të infektuar me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.794 mostra, prej të cilave kanë rezultuar 730 raste pozitive. Po ashtu, janë raportuar 11 viktima nga SARS CoV2.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 24.155 kurse 755 kanë humbur jetën.