Flash

Rama i përgjigjet Bashës: Mos u fshih pas COVID-it, por flit për 'Shtëpinë e Verdhë'

Lapsi.al 8 November 2020
Rama i përgjigjet Bashës: Mos u fshih pas COVID-it, por flit për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pyetjes publike të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha rreth moshapjes nga qeveria të spitalit  COVID 4.

Rama shkruajti në rrjetet sociale se lideri i PD-së nuk duhet të fshihet pas COVID-it.

"Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

Rama reagoi për këtë çështje dhe më herët, ku i kërkonte dhe presidentit Ilir Meta qëndrimin e tij për këtë dosje dhe pse votoi pro saj.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?", shkroi Rama.

Të këshilluara

Arrestohet në Durrës autori i 8 vjedhjeve

Përfundon në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e vjedhjes një 30-vjeçar. Prej veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i ...

10:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI