Flash

Greva e urisë në Ballsh/ Dautaj: Gjendja po përkeqësohej ndaj morëm këtë vendim, shpresojmë të arrihet një marrëveshje

Lapsi.al 8 November 2020
Greva e urisë në Ballsh/ Dautaj: Gjendja po përkeqësohej

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka shpjeguar shkaqet e marrjes së vendimit për të dalë nga greva e urisë për dy orë për të biseduar me kryeministrin Edi Rama. Dautaj tha se duke parë një heshtje totale u detyruan të merrnin një vendim të tillë pasi situata shëndetësore e grevisteve po përkeqësohej. Ai thotë se pika e parë e kërkesave janë pagat e prapambetura ndërkohë që fati i rafinerisë mbetet për t’u negociuar.

“Prej 4 vitesh ne kemi marrë një premtim nga kryeministri që pagat do të jepeshin. Ne kemi kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe jo lëmoshë. Pastaj se çfarë do bëhet për fatin e punës në rafineri mbetet për t’u parë. Pika e parë e kërkesave është paga jonë.  Shpresojmë të arrihet një marrëveshje finale. Na lanë shumë detyrime dhe ne u bëmë mosbesues edhe ndaj qeverisë. Sot jemi në grevë urie dhe kemi kërkuar një garanci nga shteti që pas një periudhe të shkurtër të mos gjendemi sërish në grevë”, shprehet Dautaj.

 

Të këshilluara

Arrestohet në Durrës autori i 8 vjedhjeve

Përfundon në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e vjedhjes një 30-vjeçar. Prej veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i ...

10:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI