Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet e parkut kombëtar te Qafshtamës. Deri më tani, zjarri ka djegur mbi 10 hektarë pyje, ndërsa flakët kanë ardhur nga ana e Burrelit dhe vijojnë në drejtim të qendrës së kampit ku ka disa lokale e bujtina.
Ndonëse zjarri ka rënë pasditen e djeshme agjencia e zonave të mbrojtura në Durrës e cila ka varësi parkun ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm për të shuar zjarrin. Terreni i thyer e ka pamundësuar ndërhyrjen pasi nuk ka rrugë për të shkuar në vend.