Në ditën e 25-të të grevës, gratë naftëtare kanë vendosur të dalin për të dialoguar me kryeministrin Edi Rama. Ato thonë se do të dalin për vetëm dy orë sa të flasin me kryeministrin . Naftëtaret janë shprehur të gatshme për dialog duke thënë se janë shkëputur nga familjet dhe fëmijët e tyre. Megjithatë ato kanë paralajmëruar se nëse kreu i qeverisë nuk i jep zgjidhje ato do të vazhdojnë grevën. Naftëtaret kanë kërkuar që kryeministri Rama të shkojë e t'i takojë.
“Nëse do biem në kompromis patjetër që e lëmë grevën. Kemi ardhur për një kompromis të paktën për rrogat e prapambetura. ai i di shumë mirë që ne kemi punuar dhe kemi fituar një gjyq. Kryemninistri e di se kë solli këtu dhe ku vajtën lekët", tha një nga gratë në grevë.