Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së grevës në Ballsh.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkruhet në postimin e kryeministrit.
Pas 25 ditësh greve urie, gratë naftëtare kanë vendosur të dialogojnë me kryeministrin Rama për zgjidhjen e problemeve.