Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të lërë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje pyetjeve lidhur me situatën e shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Përmes një postimi në rrjete sociale kryedemokrati ka kërkuar që Rama të japë llogari se përse të infektuarit dërgjen nëpër ambulanca dhe vdesin rrugëve. Basha ka mbyllur postimin e tij duke thënë se pasi shkatërroi ekonominë kryeministri tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.