Flash

Bie zjarr në katin e dytë të një banese në Fier

Lapsi.al 9 November 2020
Bie zjarr në katin e dytë të një banese në Fier

Bie zjarr në katin e dytë të një banesë në lagjen “Sheq i vogël” në Fier.

Policia thotë se banesa është në pronësi të shtetasi N.Y.  Nuk ka patur dëme në njerëz.

“Sot rreth orës 11:40, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në katin e dytë të banesës së shtetasit N. Y., ka rënë zjarr.

Shërbimet policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI