Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

PD-Ramës: E ke shpirtin bosh, qytetarët dergjen me orë të tëra në ambulanca

Lapsi.al 9 November 2020
PD-Ramës: E ke shpirtin bosh, qytetarët dergjen me orë të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shtretërve bosh brenda spitalit COVID 3 nga kryeministri Edi Rama.

Bardhi shtron disa pyetje ndaj kryeministrit në lidhje me ambulancat që qëndrojnë përpara spitalit me pacientë brenda si dhe për menaxhimin që po i bëhet situatës.

"Edi Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore. Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen me orë të tëra në ambulanca, në pritje të lirimit të vendeve tek infektivi?

Edi Rama sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv?

Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre?

Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati?

Edi Rama nuk mund të tallet me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Është çnjerëzore të bësh propagandë në këtë situatë dhe të luash politikisht me shëndetin e qytetarëve. Trajtimi në kohë i pacientëve është jetik për shëndetin e tyre.

Edi Rama, mesazhi që njerëzit japin çdo ditë për ty është se ti je një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë! Realiteti sot është ai i njerëzve që marrin oksigjen në ambulanca dhe jo shtretërit 3D, siç mashtron Rama", shkruan Bardhi.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-09-at-2.26.34-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI