Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Basha: Te inceneratorët është futur mafia, SPAK të mos heshtë

Lapsi.al 22 October 2020
Basha: Te inceneratorët është futur mafia, SPAK të mos

Gjatë një bisede në Euronews Albania kreu i PD-së, Lulzim Basha tregoi se si kriza e pandemisë çoi tek afera mafioze e inceneratorëve. Sipas Bashës Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë.

“Natyrisht që (SPAK) mund dhe duhet të përgjigjet. Është detyrë e çdo institucioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për diçka që sot rëndon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek inceneratorët.

Nuk është se na u tek të fillonim ne të merreshim me aferën e inceneratorëve. Për më shumë se tre javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike i kemi kërkuar qeverisë të marrë masa. Kemi nxjerre një plan me 5 pika. Ky plan natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë.

Çfarë shohim? Shohim thesarin e shtetit që javë për javë ka pagesa për koncesione korruptive ku bie në sy pagesa për të ashtuquajturit inceneratorët apo djegës të plehrave dhe kjo na ka sjellë në mënyrë të natyrshme te denoncimi i kësaj afere edhe para dy ditësh ndërkohë që përfaqësuesit tanë çonin kallëzimin për inceneratorin e Elbasanit këta i paguan 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit” – tha Basha që më pas shprehu pakënaqësi për mënyrën se si SPAK po e trajton këtë çështje.

“Është koha që drejtësia të veprojë. Ne i kemi dëgjuar institucionet e drejtësisë të bëjnë konferenca për shtyp, të njoftojnë se në çfarë stadi janë hetimet, të thërrasin të dyshuarit kryesorë. Ka dhënë ndonjë informacion SPAK-u, qoftë edhe sot se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse? Sa prokurorë janë caktuar? Sa policë gjyqësorë?

Ka vetëm një prokuror të ngarkuar me 3 afera që u kushtojnë shqiptarëve 75 milionë euro dhe vazhdojnë t’i kushtojnë javë për javë dhe nuk ka asnjë veprim real hetimor. Ky është shqetësimi ynë, sepse SPAK-u u ndërtua, u aprovua edhe me votat tona, jo për të mbrojtur por për të ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar dhe në këtë aferë sikundër në të gjitha aferat” - tha Basha që shtoi se në këtë aferë ka politikanë, por edhe mafia.

“Në këtë aferë janë përzierë edhe politikanët e korruptuar, edhe krimi i organizuar. Prandaj SPAK-u vetë, ekzistenca e SPAK-ut, arsyeja e ekzistencës së SPAK-ut, është hetimi me shpejtësi dhe me transparencë dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që në kohë pandemie i çojnë në duart e mafies” – e mbylli Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43