Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkruar se kryeministri Edi Rama është i frikësuari më i madh nga zgjedhjet brenda partisë. Bardhi shkruan se ndërsa kreu i qeverisë merret me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD duhet të ketë parasyesh se “ai si kryetar partie i përzgjedh kandidatët në bashkëpunim me krimin e organizuar”.
Sekretari i Përgjithshëm ka thënë se ishte kryeministri Rama ai që mbajti ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe të tjerë në kryesinë e PS duke anulluar zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij.