Dy prej grave që janë futur sot në grevë urie janë marrë nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit pasi kanë pasur probleme me tensionin. Pas marrjes së ndihmës mhekësore ato thonë se do t'i bashkohen sërish grevës. Mjekja që i trajtoi thotë se shumë nga gratë që janë bërë pjesë e grevës trajtohen me ilaçe për shkak të probleme shëndetësore që ato kanë. 15 gra naftëtare i janë bashkuar grevës së urisë pasi nuk kanë marrë pagat prej muajsh. Ato kanë zënë vendin e 10 grevistëve burra.
https://lapsi.al/2020/10/15/grate-naftetare-i-bashkohen-greves-se-urise-ne-diten-e-18-te/Në ditën e 18 të grevës së urisë, naftëtarët vendosen të këmbejnë 10 grevistë burra me 15 gra.