3 persona nga kopshti "10 Korriku", 2 edukatore dhe 1 sanitare, janë infektuar me koronavirus. Si rrjedhojë e kësaj është mbyllur kopshti për të frenuar përhapjen e Covid-19 te pjesa tjetër. Përveç personelit arsimor, numër të lartë të të infektuarve në qytetin e Beratit zënë edhe të moshuarit ku vetëm dje janë evidentuar 11 pensionistë, si mbartës të virusit.
Në qytetin e Beratit ditën e djeshmë janë evidentuar 14 raste të reja, ndërsa në total në këtë qytet janë 168 persona të prekur nga SarsCov2.