Flash

Basha i përgjigjet sërish Ramës: Po fshihesh si struci pas një lapsusi, është tragjike

Lapsi.al 13 October 2020
Basha i përgjigjet sërish Ramës: Po fshihesh si struci pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kthyer sërish përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me lapsusin në konferencën e djeshme. Sipas Bashës, kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi, në një kohë kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë drama e vërtetë e çdo shqiptari sot.

Në një prononcim për mediat ditën e djeshme, kryedemokati Basha foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së, dhe gjatë fjalës së tij tha se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim. Nuk ka vonuar shumë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e Bashës. Rama ka thënë se Basha është artist, duke ironizuar programin, por edhe zgjedhjet në PD. Sipas kryeministrit, Lulzim Bashës nuk i kanë dalë llogaritë në rregull në asnjë rast.

Ditën e sotme, i pyetur nëse e kishte ndjekur konferencën e kundërshtari të tij politik kryeministri Rama tha se nuk i kishte ndjekur megjithatë kjo nuk e ndaloi atë të komentonte sërish lapsusin e Bashës duke thënë se nuk janë lapsuse ato që thotë kryedemokrati Basha, por është një trend kur vjen puna tek shifrat.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI