Flash

Rudina Hajdari zbulon se me cilën parti do të marrë pjesë në zgjedhje

Lapsi.al 12 October 2020
Rudina Hajdari zbulon se me cilën parti do të marrë pjesë

Deputetja Rudina Hajdari u jep fund hamendjeve duke treguar se me cilën parti do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Ajo tha se do të jetë pjesë e një partie të re të quajtur “Nisma”, por që nuk ka lidhje me “Nisma Thurje”.

“Padyshim që do të marrim pjesë në zgjedhje. Do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje e re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin “Nisma”.

Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, - deklaroi deputetja.

Hajdari tha se shoqëria civile “Nisma Thurje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.

“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, - tha Hajdari.

Pak ditë më parë u përfol për një krisje mes Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të “Nismës Thurje”, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet se mjeti tip “Golf” me targa AA 441 RT, i drejtuar...

20:17

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI