Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)
Me këtë vullnet nënshkruan edhe marëveshjen e 5 qershorit e cila bënte disa hapa përpara për kontrollin e ndershmërisë së zgjedhjeve. Por kur pa se regullat e lojës mund të bëheshin të barabarta për të gjithë, Rama e përmbysi tryezën dhe e grisi “dealin” e arritur në selinë e ambasadores Kim. Edhe njëherë opozita e humbi iluzionin se me një autokrat mund të konkurosh me mjete legale dhe se me të mund të arrish tek paqja përmes fjalës së dhënë dhe pakteve politike. Ky konkluzion vlen edhe për ata pak “politikanë seriozë” që nuk e braktisën parlamentin duke besuar se mund të kesh të arritura edhe me rrugë legjitimiste dhe duke luftuar në beteja të vogla. Ata e justifikuan akuzën se po bëheshin lolot e regjimit duke ngritur kauzën popullore të listave të hapura dhe duke pretenduar të bëhen zëdhënës të vullnetit të njerzve që ndihen të nëpërkëmbur nga dy partitë e mëdha. Por nëse PD dhe LSI i etiketojnë prej kohësh si sharlatanë, Rama i trajtoi realisht si të tillë. Ai i telendisi anekënd Shqipërisë, si zëdhënës të listave të hapura, e shfrytëzoi këtë moto për të ndryshuar kushtetutën dhe për të hequr koalicionet, e në fund u fali një sistem ku populli voton, por sërish partitë numërojnë. Edhe para atyre pak deputetëve të opozitës së re, që u ka mbetur një fije dinjiteti (pra që nuk ishin pjesë e kartona ngritësve të këtij 5 tetori) shtrohet e njëjta pyetje që po torturon prej dy vjetësh PD dhe LSI-në: A është e mundur të bëhet politikë me regulla loje, me marëveshje dhe në institucione, kur ke përballë një kundërshtar që nuk respekton asnjërën prej tyre? Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor e dhanë këtë përgjigje. Por ato treguan shumë më tepër sesa kaq. Ato dëshmuan se në këtë skenë politike tre polare vetëm Edi Rama është i qartë. Ai do pushtetin me çdo mjet dhe çdo çmim. Ndërsa rivalët e tij vazhdojnë të debatojnë se çfarë sjellje duhet të adoptojnë ndaj atij që i ka vjedhur dje dhe që u a thotë në fytyrë se do ti vjedhë edhe nësër. Dhe ky hendek në qëndrime tregon shumë edhe për rezultatin zyrtar që do të kemi pas 25 prillit. ©Lapsi.al