Flash

Kur do ta thyesh qafën/ Rama replikon me ndjekësit: Vendos populli

Lapsi.al 4 October 2020
Kur do ta thyesh qafën/ Rama replikon me ndjekësit: Vendos populli

Kryeministri Edi Rama është përplasur me disa prej ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Kanë qenë të shumta komentet në një video të tij ku i përgjigjej shqetësimeve të biznesit. Edhe pse të punësuesit e Ramës kanë hequr shumë prej komenteve lapsi.al gjeti disa prej tyre që i kishin shpëtuar “fshesës” ku kishte komentuar edhe kreu i mazhorancës.

REPLIKAT

Shpetim Hyseni: Po ti kur do ta thyesh cafen e te xhdukesh njehere e mire?

Edi Rama: Ah ndjese nuk ta bej dot qejfn per kete Shpetim, e ka ne dore populli kete ceshtje!

Shpetim Hyseni: Per ty eshte dimri i fundit.

Francesk Agallari: Duam lista te hapura ,se as votat e socialisteve ske me marr me kete mashtrim qe bere.

Edi Rama: Se votat e kujt do marr une ate do ta shohim ne 25 prill, ndersa listat te hapura do te jene por po degjove ata qe tallen me ty, i mbyllur do mbetesh!

Andon Duka: Të erdhi koha të largohesh nga ajo karige se je ber i neveritshem. Lerja karrigen mendjeve te reja dhe i lini pallavrat se esht mbush kupa. Liroje karrigen ne meny demokratike dhe joa ta mbani karrigen me dhun. Flm.

Edi Rama: Ata qe perdorin dhunen per karrigen kane ikur pergjithmone, ndersa kupen e jep populli keshtu qe mos u mërzitni.

Vladimir Mollaj: Shefi, mundesia ka te beje me parate,o i ke o nuk i ke! Lufta ndaj hajduteve nuk ka te beje me mundesite por me deshiren!!!

Edi Rama: Per deshiren nuk e ka askush me te madhe se une, por ka te beje me sistemin gjyqesor qe po pastrohet e ngrihet hap pas hapi, po do doje ende kohe!

Bruna Biqiku: Ia kepute noi fundjave tbukur me ndonje vend piktoresk ti? Ate shiko, tkeqen!

Edi Rama: Po, isha ne zonat ku po ndertohen shtepite!

Arjan Hoxha: A eshte e drejte qe ti besh keto veprime gjashte muaj para zgjedhjeve, apo puthi doren para votimeve dhe prishi shpijat pas votimeve.

Edi Rama: Cilat veprime vella? Ligji per zerimin e taksave ka kaluar ne korrik e para dhe e dyta, shpiat nuk i prish une po ligji kur duhet hapur rruga nacionale, ndersa une shpiat i rindertoj kur i shkaterron termeti?

Edmond Xega: Por kur do regulloni problemin e ujit dhe dritave qe eshte mjaft emergjente.

Edi Rama: Ku e konstaton kete emergjence per shembull?

Eduart Rama: Gabim e tha se ai ka naj inters kur njerzit hikin biznest mbyllen

Edi Rama: Sipas teje qe flet po, kurse sipas atij qe punon jo! ©LAPSI.al

Të këshilluara

149 raste të reja me koronavirus. 4 viktima

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se kanë rezultuar pozitivë 149 persona me COVID-19 në 24 orët e fundit. F4 pacientë kanë humbur jetën. Dr. Eugena Tomin...

16:09

Rama i drejtohet sërish Metës me një lutje

Edi Rama i është drejtuar sërish Ilir Metës me anë të një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, duke e pyetur se çfarë borxhi i kanë shqiptarët duke e akuzuar Pre...

13:37

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI