Flash

Dëshmia e Manjola Cakonit: Kryeministri Rama më telefonoi duke më kërcënuar

Lapsi.al 10 September 2020
Dëshmia e Manjola Cakonit: Kryeministri Rama më telefonoi duke më

Partia Demokratike vijon të sjellë dëshmi nga një familje, të cilën ish-deputetja Grida Duma e ka cilësuar si simbol të propagandës së kryeministrit Edi Rama, gjatë periudhës kur në fokus ishin dëmet e shkaktuara prej tërmetit në familjet shqiptare. Bëhet fjalë për familjen Cakoni. Manjola dhe Alesio nga Thumana janë dy të mbijetuarit e vetëm nga familja e tyre që dikur përbëhej nga 4 pjesëtarë.

Manjola, e cila nga tërmeti i 26-nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën 15-vjeçare tregon se e ka përjetuar rëndë intervistën e saj televizive, ku rrëfen se është braktisur nga shteti duke mos patur një strehë apo pension për të birin. Në denoncimin e radhës të Manjolës, ajo sjell një pretendim të ri, kërcënimin e drejtëpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj e ka quajtur një turp dëshminë e dhënë publikisht për mediat.

“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”, tregon Manjola.

 

Të këshilluara

Krim në familje, vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar. 65-vjeçari me iniciale B.I. ka vrarë bashkëshorten e tij, 60-vjeçaren me iniciale XH.I. D...

11:40

Sondazhet tregojnë Biden përpara Trump

Kandidati demokrat për president, Joe Biden është në epërsi ndaj republikanit Donald Trump me 12%. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos të mërkurën, i kryer nga data...

11:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI