Flash

3.3% e fëmijëve shqiptarë shfrytëzohen në punë, treguesi më i ulët në rajon

Lapsi.al 10 September 2020
3.3% e fëmijëve shqiptarë shfrytëzohen në punë,

Në Shqipëri, 3.3 për qind e fëmijëve në grup moshën 5-17 u shfrytëzuan kryesisht në punë pa pagesë në familje më 2019. Shpesh ngarkesa me punë është e lartë dhe i shkel të drejtat e fëmijëve në këtë moshë vë në dukje Programi i Zhvillimit në Kombet e Bashkuara (PNUD).

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka një përqindje më të ulët të fëmijëve që punojnë. Në Maqedoni anketa e PNUD ka gjetur se punojnë 7,6% e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç, në Malin e Zi punojnë 9.4% e fëmijëve në këtë grup moshe, ndërsa në Serbi 7%.

Në rang global fëmijët e moshës 5-11 vjeç gjatë javës që janë anketuar janë përfshirë një orë punë në ndonjë aktivitet ekonomik dhe kanë kryer 21 orë në javë punë të papaguara në shtëpi.

Fëmijët e moshave 12–14 vjeç gjatë javës së referimit, u morën me të paktën 14 orë aktivitet ekonomik dhe u përfshirë në shërbime shtëpiake të papaguara për më shumë se 21 orë.

Fëmijët e moshës 15–17 vjeç, gjatë javës referuese, u morën me të paktën 43 orë aktivitet ekonomik dhe punë shtëpie pa pagesë. Anketat kanë vërejtur se një pjesë e madhe fëmijëve të moshave 5–17 punojnë në punë të rrezikshme.

Për herë të parë në historinë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) gjatë muajit gusht të këtij viti u nënshkrua një Konventë Ndërkombëtare e ratifikuar nga të gjitha Shtetet Anëtare për mbrojtje ligjore kundër formave të përfshirjes së fëmijëve në punë të rrezikshme.

ILO vlerëson se në të gjithë globin rreth 152 milion fëmijë janë të angazhuar me punë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, 73 milionë janë në punë të rrezikshme. Shtatëdhjetë për qind e të gjithë punës së fëmijëve zhvillohet në bujqësi dhe lidhet kryesisht me varfërinë dhe vështirësitë e prindërve për të gjetur një punë të denjë.

Eliminimi i punës së fëmijëve deri në vitin 2025 në të gjitha format e tij është përfshirë në objektivin 8.7 të Zhvillimit të Qëndrueshëm Global miratuar nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015.

 

Burimi: Monitor

Të këshilluara

Krim në familje, vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar. 65-vjeçari me iniciale B.I. ka vrarë bashkëshorten e tij, 60-vjeçaren me iniciale XH.I. D...

11:40

Sondazhet tregojnë Biden përpara Trump

Kandidati demokrat për president, Joe Biden është në epërsi ndaj republikanit Donald Trump me 12%. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos të mërkurën, i kryer nga data...

11:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI